AA
Policia e Shqipërisë ka arrestuar një kosovar 35-vjeçar në pikëkalimin në Morinë. Ai po kërkohej nga Norvegjia.
J.K. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo, pasi nga Gjykata e Sor Rogaland po akuzohet për “vjedhje me dhunë” dhe “plagosje”.
“Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës, kapën në hyrje të RSh-së dhe arrestuan me qëllim ekstradimin, shtetasin kosovar: J. K., 35 vjeç, banues në Kosovë. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Oslo, pasi akuzohet nga Gjykata Lokale Sor Rogaland, për veprat penale “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”. Interpol Tirana dhe Interpol Oslo do të kryejnë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Norvegji”, ka njoftuar Policia e Shtetit.
https://www.facebook.com/policiashtetitshqiptar/posts/1221232373375439?ref=embed_post
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot në Shkup do të ketë regjim të posaçëm të komunikacionit, kjo
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe relativisht i ngrohtë me vranësira lokale të pakta
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në emisionin “Debat në SHENJA”, deklaroi se “nuk ka plot Aleanca”. “Nuk ka