
Arrestohet një grua në Vranidoll sulmoi zyrtaren policore

Një incident ka ndodhur gjatë një aksidenti trafiku të dielën në fshatin Vranidoll, ku është arrestuar një grua kosovare pas një sulmi ndaj një oficereje policore.
Sipas raportit të policisë, e dyshuara ka penguar në kryerjen e detyrës dhe ka kryer veprën e sulmit ndaj zyrtares gjatë zhvillimit të aksionit.
“Gjatë një aksident trafiku është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta duke i penguar në kryerje të detyrës si dhe e ka kryer veprën e lartcekur ndaj zyrtares policore. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
/Insajderi