Arrestohet një i arratisur nga burgu i Idrizovës
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është ndaluar i arratisuri nga burgu i cili kërkohej me urdhër qendror nga burgu i Idrizovës.
62-vjeçari nga Krusheva është dënuar me 15 vite burg, ndërsa i ka mbetur edhe rreth shtatë vjet për të vuajtur.
“Sot (05.01.2024) nga punonjësit e policisë për nga Manastiri, është ndaluar B.M. (62) nga Krusheva, i cili me urdhër të burgut të Idrizovës kërkohej me urdhër qendror për arratisje nga burgu.
B.M. është dënuar me 15 vjet burg nga neni 123 i Kodit Penal të RMV-së dhe i ka mbetur 7 vjet, 5 muaj e 7 ditë për vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nga atje shtojnë se personi do të dërgohet në institucionin penal.