AA
Më 07.09.2025 në orën 08:30, në autostradën Shkup-Tetovë, afër nyjës së Grupçinit, nëpunës policorë nga Stacioni Policor për Siguri të Komunikacionit Rrugor Tetovë kanë arrestuar personin B.I. (28) nga Shkupi, i cili drejtonte automjetin ,,Golf” me targa të Kosovës, me shpejtësi prej 191 kilometra në orë, në vend ku shpejtësia e lëvizjes me shenjë komunikacioni është e kufizuar në 100 kilometra në orë. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtejshme dhe do t’i përgatitet padi përkatëse sipas nenit 297a të Kodit Penal, “drejtimi i automjetit në mënyrë të pakujdesëshme”.
Pas raportimeve të qytetarëve për shpendë të ngordhur, ekipi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë, në bashkëpunim me ndërmarrjen komunale
Sëmundja e lijës së deleve po shkakton dëme të mëdha materiale dhe po rrezikon ekzistencën e dhjetëra fermerëve në vend.
Pas gjashtë muajsh në arrest shtëpie, ish zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi nesër do të ulet në bankën e të