AA
Eh këto janë lajme vërtet të mira: Policia e Kosovës ka arrrestuar një shtetas të Serbisë për dhënie të ryshfetit. Personi në fjalë, në hyrje nga Shqipëria në Kosovë (mbase ka qenë me pushime atje) i paska futur 5 Euro në dokumenta dhe ia ka dhënë policit kufitar dokumentin.
Pas këtij gjesti, ai është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. Nuk dihet akoma nëse personi është serb apo vetëm shtetas i Serbisë, por kjo ka pak rëndësi.
Luftimi i korrupsionit në këtë nivel është vërtet shumë me rëndësi. Por natyrisht që nuk duhet të ndalet vetëm tek ata ryshfetdhënësit me nga 5 Euro, por duhet të vazhdojë tek abuzuesit dhe hajnat e mëdhenj!
E këtu kërkohet natyrisht edhe veprim konseguent i politikës, policisë, prokurorisë, gjykatave…
Bahri Cani
Doganierët në Greqi do të mbajnë grevë më 27 korrik, ndërsa pikat kufitare do të jenë të mbyllura për gjithsej
Aleanca për Shqiptarët vlerëson se situata e krijuar në Gostivar po shkon drejt normalizimit të plotë, falë angazhimit të institucioneve
Të shtunën në mbrëmje është mbajtur ceremonia solemne e hapjes së edicionit të katërt të garave kuranore ndërkombëtare, organizuar nga