Arsenali dhe Man. Junajted në “luftë” për mesfushorin belg
Mesfushori belg, Amadou Onana është duke shkëlqyer, te “blutë” e Evertonit, teksa ka arritur të tërheqë vëmendjen e një sërë ekipesh “gjigante”, si në Premier Ligë, por edhe jashtë saj. Mirëpo duket se e ardhmja e “yllit” 22-vjeçar lidhet ngushtë, me elitarët e kampionatit anglez të futbollit.
Për kartonin e tij interesohen “Djajtë e Kuq” të Man. Junajtedit, si dhe “Topçinjtë” e Arsenalit, me skuadrën e teknikut, Erik ten Hag, që nuk bind në mesfushë dhe me bordin e Mançesterit, që nuk është aspak i kënaqur, me performancat e Amrabat, por edhe me brazilianin, Kasemiro drejt largimit, belgu shihet si një opsion perfekt, për repartin e “dirigjimit” të lojës.
Në krahun tjetër, “londinezët” e teknikut, Mikel Arteta sapo afruan në merkaton e verës, një mesfushor elitar, siç është edhe Deklan Rajs, mirëpo, duke se kaq nuk mjafton, me teknikun spanjoll, që dëshiron të pozicionojë në fushë 22-vjeçarin, në vend të “fantazistit” gjerman, Kai Havertz, me këtë të fundit, që ende nuk e ka një pozicion “të fiksuar” dhe për këtë arsyde dëshorin afrimin e Onana-s.