Arsenali gati të sjellë ish-sulmuesin e Real Madridit dhe Romës
Skuadra e Arsenalit prej kohësh është vënë në ndjekje të një sulmuesi. Objektivi kryesor ka qenë Ivan Tonej, i pezulluar deri pak ditë më parë. Gjithsesi, anglezi ka thënë se dëshiron të ndihmojë skuadrën e tij të Brendford. Për pasojë, “Topçinjtë” kanë hedhur sytë në kërkim të një alternative të denjë.
Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, skuadra e Arsenalit po këmbëngul për të sjellë në Premier Ligë sulmuesin 26-vjeçar spanjoll Borha Majoral. Lojtari aktualisht është pjesë e Getafe në La Liga, ku në 77 ndeshje zyrtare ka realizuar 29 gola. Ai ka arritur në janarin e vitit 2024 te Getafe dhe ndoshta sërish në janar mund të gjejë një shtëpi të re.
Për transferimin e tij, Arsenali duhet të shpenzojë rreth 20 milionë euro, ndërkohë që Majoral ka një kontratë deri në vitin 2027 me spanjollët, që kërkojnë 10 milionë euro më shumë. Më herët ai ka luajtur edhe me Real Madridin, Volfsburgun dhe Romën.