AA
Dënim me kusht prej dy vitesh burg mori Rexhep Nuredini për sulmin ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, incident që ndodhi në qershor të këtij viti në Çair. Gjykata Penale e shqiptoi dënimin bazuar në pranimin e fajit, me kusht që ai gjatë pesë viteve të ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.
Avokati Naser Raufi deklaroi se i akuzuari ka treguar pendim të sinqertë dhe ka kontribuar për përfundimin e shpejtë të procedurës, ndërsa kryetarja ia ka falur dhe nuk ka paraqitur kërkesë për kompensim material-ligjor. Sulmi ndodhi gjatë kontrollit të një ndërtese pa leje, ndërsa Nuredini akuzohej për veprën penale “dhunë”.
Me rastin e Ditës Botërore të Mbipeshës, sot u mbajt një aktivitet sensibilizues me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rreziqet
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, ka pritur në takim zyrtar në Shkup, kreun e Kryesisë së Çështjeve Fetare
Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, sot nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ndaj fyerjeve anti shqiptare që u