AA
Dënim me kusht prej dy vitesh burg mori Rexhep Nuredini për sulmin ndaj kryetares së Shkupit, Danella Arsovska, incident që ndodhi në qershor të këtij viti në Çair. Gjykata Penale e shqiptoi dënimin bazuar në pranimin e fajit, me kusht që ai gjatë pesë viteve të ardhshme nuk kryen vepër tjetër penale.
Avokati Naser Raufi deklaroi se i akuzuari ka treguar pendim të sinqertë dhe ka kontribuar për përfundimin e shpejtë të procedurës, ndërsa kryetarja ia ka falur dhe nuk ka paraqitur kërkesë për kompensim material-ligjor. Sulmi ndodhi gjatë kontrollit të një ndërtese pa leje, ndërsa Nuredini akuzohej për veprën penale “dhunë”.
Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me inaugurimin e një institucioni publik, në të cilin tabela zyrtare
Stefan Bogoev do të mbrohet në liri pasi Këshilli Penal i Gjykata Themelore në Shkup ka pranuar kërkesën e tij
Pas vendimit të Gjykata e Apelit në Shkup që konfirmoi dënimin e tij me një vit burg për ndërtim pa