Arsyeja që çoi Bleona Qerretin në dyert e gjykatës/ Këngëtarja sherr me arkitekten
AA
Prej disa kohësh Bleona Qerreti i mungon skenës shqiptare. Shkak për këtë është bërë pikërisht shkëputja e artistes drejt SHBA, ku edhe ka pasur si objektiv futjen e saj në tregun ndërkombëtar.
Për disa vite me radhë e kemi parë Bleonën që të publikojë këngë për tregun amerikan.
Nga ana tjetër, gjithnjë e më e madhe po bëhej shkëputja nga publiku i saj shqiptar, që ndonëse nuk e ndiqnin më me këngë të reja, ndiqnin jetën luksoze të saj në rrjetet sociale.
Në SHBA e kemi parë në eventet më të rëndësishme botërore, duke bërë edhe parakalimin e famshëm në tapetin e kuq.
Por duket se një ‘parakalim’ që ka bërë në Tiranë, nuk ka mbetur pa u vënë re nga mediat.
Duket se këngëtarja është rikthyer këtë verë në Shqipëri, ku natyrisht do të ketë mundësinë për disa ditë pushime.
Por veç pushimeve, ajo ka pasur mundësinë që të mbyllë edhe disa çështje që ka pasur me drejtësinë. Këngëtarja është paraqitur ditën e djeshme në Gjykatën Penale të Tiranës.
Natyrisht që i madh ishte kurioziteti i publikut për të mësuar se cila ishte çështja që e ka çuar Bleonën drejt dyerve të Gjykatës.
Por çështja nuk ka qenë edhe aq e rëndë. Bëhet fjalë për një kallëzim të bërë ndaj një studioje arkitekturore, me të cilën kishte pasur një kontratë për arredimin e një apartamenti.
Mësohet se këngëtarja shqiptare e cila jeton në SHBA ka dhënë një pjesë të lekëve, por që nga studioja arkitekturore nuk janë kryer punimet, për këtë arsye çështja ka përfunduar në gjykatë.
Prokurorja e mëparshme që ka pasur dosjen dhe që është larguar nga vetingu, ka kërkuar pushimin e çështjes.
Ndërkohë prokurori aktual Bledar Valikaj kërkoi tërheqjen e akteve për hetim më të thelluar. Bleona është fotografuar teksa është duke iu nënshtruar kontrollit dhe si shihet edhe nga fotot, po dorëzon sendet e saj personale.
Pas disa kohësh që kjo çështje qëndronte pezull, duket se ka marrë fund konflikti i saj me studion e arkitekturës, që ka nisur vite më parë. Këngëtarja e ka kontraktuar firmën e arkitektes për të përfunduar punimet e shtëpisë saj, madje i ka dhënë edhe një pjesë të pagesës.
Por teksa afatet e përfshira në marrëveshje kanë përfunduar, këngëtarja ka parë që në shtëpinë e saj nuk është kryer asnjë punim nga studioja që e kishte marrë përsipër.
Në këto kushte, Bleona dhe arkitektja në fjalë, kanë pasur disa përplasje verbal, për shkak të parave që nuk ktheheshin tek këngëtarja.
Në këto kushte, Bleona i është drejtuar gjykatës, për të pasur një zgjidhje të këtij konflikti.
Megjithatë, historia u përket disa viteve më parë dhe çështja nuk është bërë kurrë publike. Vetëm tani, që prokurori i ri i çështjes ka kërkuar tërheqjen e akteve për një hetim më të thelluar, skandali i disa viteve më parë ka dalë në sipërfaqe.
Nga hetimet e deri më tanishme, nuk është konstatuar vepër penale dhe çështja është dorëzuar nga Prokuroria e Tiranës në Gjykatë, për t’u pushuar.
Duke njohur natyrën e Bleonës, që shpesh herë reagimet i ka pasur të ashpra edhe në publik, jemi duke pritur nëse vetë artistja do të zgjedhë që të reagojë në lidhje me këtë çështje që e ka çuar në dyert e gjykatës./PANORAMA
Drenusha e Xheneta në panik për Gjestin: Do
Dramat dhe tensionet brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova” vazhdojnë të marrin vëmendjen e publikut. Së fundmi, Drenusha dhe
Vendimi për mbylljen e Tik Tok, gazetarja amerikane:
Lajmi per mbylljen e TIkTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat ndërkombëtare. Gazetarja amerikane, Anne Applebaum ndërsa
“Mos më prek”, “Po përdorë dhunë”, tensione mes
Spektakli i djeshëm i “Big Brother VIP Kosova” nisi me tensione të larta mes banorëve. Vetëm pak minuta para fillimit