
Arteta: Kjo është sfida jonë, të shkruajmë sërish historinë
Mikel Arteta, trajneri i Arsenalit, vlerëson shumë ecurinë e futbollit portugez dhe beson se skuadrat portugeze japin maksimumin në garën elitare të futbollit evropiane. Mirëpo ai beson se tani është koha që të ndryshojë tradita e eliminimit të hershëm të Arsenalit në Ligën e Kampionëve.
“Ata kanë shumë cilësi në shumë faza të lojës dhe do të jenë një kundërshtar vërtet i vështirë. Jemi shumë të emocionuar përpara kësaj sfide. Ekipet portugeze janë shumë të pasionuar pas futbollit dhe Ligës së Kampionëve, që është përbërësi i parë që duhet të dini. Akademitë e tyre janë ndër më të mirat në Europë. Kjo ju tregon historinë e kulturës dhe mënyrën se si janë rritur”, tha mes tjerash Arteta.
“Ne kemi fituar të drejtën për të qenë këtu, ku Arsenali mungon prej 7 vitesh dhe prej 14 vitesh nuk shkojmë në çerekfinale. Kjo është sfida jonë, të shkruajmë sërish historinë. Ne jemi të gatshëm ta bëjmë atë me bindje të plotë”, u shpreh më tej Arteta.
“Ata e dinë që ne nuk kemi qenë në këto nivele për shtatë vjet. Ata e dinë historinë. Është sfida me të cilën përballen dhe meritojnë të përballen. E dimë që është e komplikuar kjo fazë, pasi të gjitha skuadrat e kualifikuara janë të forta”, tha në trajneri i Arsenalit.