Arteta: Me ndihmën e tifozëve, mund të kalojmë në çerekfinale
Arsenali duhet të përmbysë disavantazhin 1-0 me Porton në “Emirates” për të prerë një biletë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve. Bilanci i tyre me portugezët është 3 fitore, 3 humbje, 1 barazim (12 gola të shënuar dhe 5 të pësuar).
Anglezët kanë fituar vetëm 4 nga 15 duelet e tyre në Europë në të cilat e kanë humbur ndeshjen e vajtjes, i fundit humbën ndaj Vijarealit në gjysmëfinalet e Ligës së Europës në 2020-21 (1-2 jashtë, 0-0 brenda), pavarësisht se ata i kanë fituar dy duelet e mëparshme: të dyja në Ligën e Europës në 2018-19, kundër BATE Borisovit në raundin e 1/16-ave dhe Renit në 1/8-at.
Në konferencën për shtyp, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, tha në lidhje me shanset e përmbysjes.
“Ne do të duhet të rregullojmë disa gjëra për të prodhuar më shumë shanse sesa në ndeshjen e parë. Ky është niveli i Ligës së Kampioneve, luajmë përballë skuadrave më të mira. Ne do të duhet të jemi më mirë në këtë ndeshje. Shpresoj që tifozët të sjellin zhurmën dhe ne mund ta bëjmë së bashku për të arritur në çerekfinale”.
Rekordi i Portos ndaj rivaleve angleze është 10 fitore, 10 barazime dhe 25 humbje (me golavarazh 41-82), por në transfertë kundër ekipeve angleze bilanci i tyre është 0 fitore, 3 barazime dhe 18 humbje.