Artim Pollozhani nga Flamurtari te pankina e Ballkanit
Klubi i Ballkanit ka zyrtarizuar firmën me Artim Pollozhanin. Ish-futbollisti i njohur ka marrë vendin e lënë bosh nga Ilir Daja në pankinën e kampionëve në fuqi të Kosovës, me të cilët ka punuar më parë duke qenë pjesë e stafit të ish-trajnerit. Pollozhani në vitin e fundit ka qenë pjesë e Flamurtarit, duke ndërtuar skuadrën aktuale të vlonjateve që synojnë kthimin në elitë. Por ai vendosi të prishte marrëveshjen me ta për të provuar këtë eksperiencë të re si trajneri i Ballkanit.
NJOFTIMI I BALLKANIT
Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani!
Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkani-t.
Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimëve tona.
Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri.
Na Priftë e mbara Pollo.