
Artistja më me ndikim në botë, Taylor Swift përkrah Kamala Harris për presidente të SHBA-së
AA
Taylor Swift, një prej yjeve më të mëdhenj të industrisë muzikore, përkrahu kandidaten Kamal Harris për presidente të Amerikës, pak pasi përfundoi debati të martën mbrëma.
“Unë do të jap votën time për Kamala Harris dhe Tim Walz në Zgjedhjet Presidenciale të 2024. Unë po votoj për Harris sepse ajo lufton për të drejtat dhe kauzat”, ka shkruar Swift në postimin e saj në Instagram.
“Unë mendoj se ajo është një udhëheqëse e palëkundur, e talentuar dhe besoj se mund të arrijmë shumë më tepër në këtë vend nëse udhëhiqemi nga qetësia dhe jo kaosi”, ka potencuar mes tjerash derisa ndau edhe një link të uebfaqes për t’u regjistruar në votim.
Swift ka një numër të ndjekësve të përkushtuar, mes grave të reja, një demografi kyçe në zgjedhjet e nëntorit dhe turneu i saj i fundit ka gjeneruar më shumë se 1 miliard dollarë në shitje biletash. Në gjysmë ore, postimi mori më shumë se 2.3 milionë pëlqime.
Një zyrtar i lartë i fushatës së Harris tha se përkrahja nga Swift nuk ishte e koordinuar me fushatën.
View this post on InstagramTë ngjajshme Për juTakim Dimitrieska-Koçoska – Vukoviq: Maqedonia merr kryesimin e
Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, e cila ndodhet për një vizitë pune në Mal të Zi, sot në Podgoricë u
Kurti: Po vazhdojnë punimet për rrugën Prizren–Tetovë, pritet
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se po vazhdojnë me intensitet punimet në territorin e Kosovës për
Hoxhë Sadullah Bajrami denoncon ndalesat nëpër kufi: “Po
Hoxha i njohur nga Kumanova, Sadullah Bajrami ka reaguar me një letër të hapur, drejtuar përfaqësuesve politikë të koalicionit VLEN