As Maqedonia e Veriut nuk i shpëton OnlyFans, 1.4 milionë euro të shpenzuara brenda një viti!
Përdoruesit nga Maqedonia e Veriut kanë shpenzuar rreth 1.4 milionë euro në platformën OnlyFans gjatë vitit 2025, tregojnë vlerësimet e shërbimit analitik JuicySearch, të publikuara nga “Bloomberg Adria”.
Sipas analizës, shpenzimet e përdoruesve nga Maqedonia e Veriut vlerësohen në rreth 1.6 milionë dollarë, ose afërsisht 1.4 milionë euro. Të dhënat përfshijnë periudhën nga dhjetori i vitit 2024 deri në nëntor të vitit 2025.
Në rajon, më së shumti para në platformën OnlyFans kanë shpenzuar përdoruesit nga Kroacia, rreth 10 milionë euro. Pas saj renditet Sllovenia me 8.9 milionë euro, ndërsa Serbia zë vendin e tretë me 7.7 milionë euro.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, shpenzimet vlerësohen në rreth 2.3 milionë euro, ndërsa në Mal të Zi arrijnë afërsisht 600 mijë euro.
OnlyFans është një platformë interneti ku përdoruesit paguajnë abonime mujore ose shuma shtesë për të pasur qasje në përmbajtjet e publikuara nga krijuesit. Edhe pse platforma ofron lloje të ndryshme përmbajtjesh, ajo njihet më së shumti për materialet e destinuara për të rritur.
Nga JuicySearch theksojnë se shumat e publikuara janë vlerësime analitike, të përgatitura mbi bazën e të dhënave financiare globale dhe kërkimeve në internet, dhe jo të dhëna zyrtare për transaksionet reale të përdoruesve në secilin shtet./Shprehja