AA
Aleanca për Shqiptarët thekson se pas donacionit miliona euro që Bilall Kasami pranoi nga një kompani sërbe, tani edhe një funksionar tjetër i koalicionit VLEN kyçet drejtëpërdrejtë në projektin e ashtuquajtur “Sërbski Svet”.
“ Zëvendës drejtori i Fondit Pensional, i emruar nga koalicioni i partive shqiptare në Qeveri ka qenë pjesë e nënshkrimit të marrëveshjes me “Republika Sërbska” të udhëhequr nga Millorad Dodik, bashkë me drejtorin e këtij institucioni që vjen nga partia ZNAM.
Me këtë akt, koalicioni VLEN edhe zyrtarisht bëhet pjesë e “Sërbski Svet”, duke u radhitur krah Stoilkoviçit, Dimitrievskit dhe Mickoskit në projektin më të rrezikshëm antishiqptar dhe anti europian.
Shqiptarët tanimë e kanë të qartë se partitë në Qeveri, pjesë e koalicionit VLEN, nuk janë vetëm vasal të heshtur, por kanë shkuar një hap më tej, duke u bërë edhe shërbetorë aktiv dhe realizatorë të skenareve të kësaj Qeverie monoetnike dhe antishqiptare.
Prandaj zgjedhjet e 19 Tetorit nuk janë thjeshtë zgjedhje komunale, por një referendum kundër “Sërbski Svet” dhe për rikthimin e dinjitetit të shqiptarëve në RMV”, thuhet në reagimin e ASH.(INA)
Kryeministri i RMV, Hristijan Mickoski, ka pritur në takim kryetaren e kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu. Mickoski, ka shkruar se
Maqedonia e Veriut po shqyrton mundësinë e ndryshimit të sistemit të pagesës së pagave, me kalimin drejt pagesës sipas orëve
Dy persona janë gjetur të vdekur me shenja dhune në Shkup brenda pesë ditësh, por Prokuroria Publike ende nuk ka