
ASH me aksion në rrjetet sociale: Taravari, kryetar i im
Një sërë aktivistësh dhe funksionarësh të Aleancës për Shqiptarët kanë nisur sonte një aksion simbolik në rrjetet sociale, ku publikojnë fotografi me mbishkrimin “Arben Taravari – Kryetari IM”, duke shprehur hapur mbështetjen ndaj kreut të partisë, Arben Taravari.
Ky veprim vjen në një moment kyç për partinë ku nuk nuk mungojnë debatet për mospajtime të brendshme lidhur me qëndrimet e fundit të Taravarit, veçanërisht në raport me koalicionin VLEN, që aktualisht është pjesë e qeverisë./ZYRTARE.NET/