
ASH zyrtarizon kandidatët për zgjedhjet lokale – Blerant Ramadani kandidon për Sarajin
Aleanca për Shqiptarët ka shpallur zyrtarisht një pjesë të kandidatëve për zgjedhjet lokale që pritet të mbahen këtë vit, duke konfirmuar emra me profil të qartë politik dhe angazhim në shërbim të qytetarëve. Prioritet i kësaj liste është kandidatura e z. Blerant Ramadani për Kryetar të Komunës së Sarajit.
Ramadani, tashmë i konfirmuar si kandidat zyrtar i partisë, hyn në garë me mesazhin “Për një komunë që duam – më të zhvilluar dhe më pranë qytetarëve”, duke u zotuar për një qasje konkrete, moderne dhe të përgjegjshme ndaj nevojave të komunitetit në Saraj. Ai vjen si një profil i ri, por me përvojë dhe vizion të qartë për transformimin e komunës përmes transparencës, zhvillimit ekonomik, përkrahjes së të rinjve dhe modernizimit të shërbimeve publike.
Përveç Sarajit, Aleanca për Shqiptarët ka zyrtarizuar edhe këta kandidatë:
-
Valbon Limani – kandidat për Komunën e Gostivarit
-
Isen Shabani – kandidat për Komunën e Vrapçishtit
-
Nazim Taipi – kandidat për Komunën e Tearcës
Këta emra përfaqësojnë strategjinë e partisë për të sjellë figura të reja, të besueshme dhe të afta për të drejtuar komunat me përgjegjësi dhe rezultate konkrete.
Me këtë hap, Aleanca për Shqiptarët konfirmon se është e përgatitur për një garë serioze dhe për të ofruar alternativa reale në udhëheqjen lokale.