Ashpërsohet fushata në Strugë, Mendi Qyra denoncon: Eksponentët e AKI-t ushtruan dhunë ndaj një të punësuari në shkollë
Fushata zgjedhore në Komunën e Strugës po hyn në një fazë të tensionuar. Kandidati i pavarur për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, ka denoncuar sot një rast dhune fizike që, sipas tij, është pasojë e “propagandës së ulët” nga eksponentë të partisë AKI, formacion politik nga i cili vjen kundërkandidati i tij, Arsim Dalipi.
Në reagimin e publikuar në rrjete sociale, Qyra shkruan:
“Dhuna fizike është frut i propagandës së ulët nga eksponentët e AKI-së në Strugë! Sot, gjatë orarit të punës, është sulmuar fizikisht një i punësuar në shkollën fillore në Ladorisht. 📢 Më shumë detaje do të bëhen të ditura në konferencën për shtyp në ora 13:00.”
Sipas Qyrës, rasti tregon për degradimin e klimës politike në qytet dhe nevojën për një garë të ndershme e demokratike. Ai paralajmëroi se në konferencën e sotme për shtyp do të publikohen detaje të reja për incidentin./ZYRTARE.NET/