AA
Në kuadër të aktiviteteve të punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, realizoi sot një vizitë pune në Stacionin Policor të Dibrës (SPB Dibër) dhe në pikën kufitare Bllatë.
Gjatë vizitës, zëvendësministri Iseni u njoh nga afër me aktivitetet aktuale, me sfidat me të cilat përballen shërbimet policore, si dhe me mënyrat për tejkalimin e tyre.
Në takim u diskutua gjithashtu gjendja e sigurisë në rajon, ku u prezantuan trendët më të fundit të kriminalitetit dhe masat që ndërmerren për parandalimin dhe zbulimin në kohë të veprave penale.
“Siguria dhe sundimi i ligjit mbeten prioriteti më i lartë i Ministrisë së Punëve të Brendshme në të gjithë territorin e shtetit,” theksoi zëvendësministri Iseni.
MPB-ja dhe njëherë rikonfirmon përkushtimin e saj për përmirësimin e standardeve të sigurisë, mbështetjen e strukturave lokale policore dhe punën e vazhdueshme në terren për mbrojtje më të madhe të qytetarëve dhe ruajtje të rendit e qetësisë publike.
Sonte ka filluar zyrtarisht punën grupi i dytë i Akademisë Politike të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Çair. Në
Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu i thirrur të komentojë deklaratat e Arben Taravarit të dhëna në emisionin “Debat në Shenja”
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në emisionin “Debat në Shenja” tha se në ASH nuk ka ndodhur ndarje por një