Atilla Kardesh në “BigBrotherVIP”, 30 mijë euro gjobë ndaj Klan Kosova
30 mijë euro gjobë do të duhet të paguajë KlanKosova pasi në spektaklin “Big Brother VIP Kosova” futën si konkurrentë Atilla Kardesh, i akuzuar për dhunë fizike dhe psikike ndaj ish-bashkëshortes.
Vendimi për rastin e “Big Brother VIP Kosova” e bëri të ditur, juristja e së drejtës së medias, Flutura Kusari.
Klan Kosova është gjobitur pasi promovoi dhunë psikologjike ndaj një viktime të dhunës, lejoi gjuhë denigruese dhe lejoi përdorim të fjalorit vulgar pankodim për t’i mbrojtur fëmijët.
Kusari njoftoi se “Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive”.
Postimi i plotë:
E fituam rastin kundër Big Brother dhe Klan Kosova!
30,000 euro gjobë për Klan Kosova që përmes Big Brother promovoi dhunë psikologjike ndaj një viktime të dhunës, lejoi gjuhë denigruese dhe lejoi përdorim të fjalorit vulgar pankodim për t’i mbrojtur fëmijët.
Ky është një vendim historik i KPM-së, bazuar në tetë ankesa, që tregon se në Kosovë nuk kalon promovimi i dhunës ndaj grave, denigrimi i komuniteteve dhe dëmtimi i fëmijëve përmes përmbajtjes televizive.
Big Brother tani ka marrë epitetin e emisionit që promovon dhunën ndaj grave. A do të ndryshoj qasjen Klan Kosova apo do të vazhdoj avazin e njëjtë?
Bravo KPM! Ky është një hap i madh për shoqërinë tonë!
Modeli i Shqipërisë për rritje të shikueshmërisë përmes dhunës nuk kalon në Kosovë. Pikë.
Vendimi do të publikohet në të ardhmen dhe nëse kam kohë e analizoj detajisht.
Ju falenderoj për vëmendje.
P.S për të interesuarit rreth bazës ligjore, KPM ka përdorë pikërisht nenin 3.1 të Kodit të Etikës në të cilën e kam bazu ankesën dhe poashtu edhe nenin 4 dhe 5 të Kodit.
Mucunski-Hoxha: U theksua rëndësia e Korridorit 8, projekt
Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski njofton se ka realizuar një bisedë telefonike me
Një vit nga zjarri tragjik në Koçan, ku
Një vit më vonë, dhe dhimbja është ende gjallë. Një vit që nga zjarri tragjik në diskotekën “Pulse” në Koçan
Parashikimi i motit
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe vranësira. Në disa pjesë të vendit do të