
Atleti kenian ndërron jetë, pasi përfundon garën e maratonës në mal
Një ditë pas funeralit të rekordmenit botëror në maratonë, kenianit Kelvin Kiptum, i cili vdiq në moshën 24-vjeçare në një aksident automobilistik, një tjetër specialist kenian i maratonës, 33-vjeçari Çarlls Kipsang Kipkorir, vdiq papritur.
Kipkorir u shemb në tokë disa momente pasi kaloi vijën e finishit të një gare maratone në mal, në Kamerun, siç raportohet nga mediave kamerunase. Ato sqarojnë se atleti kenian ishte në pozicionin e parë, por kishte vështirësi disa metra larg vijës së finishit, duke u rrëshqitur në pozicionin e gjashtëmbëdhjetë dhe më pas u rrëzua pas përfundimit të garës.
“Nuk mund të themi ende se çfarë ka ndodhur saktësisht. Mund të mendojmë se ishte një atak në zemër“, tha guvernatori i rajonit jugperëndimor të Kamerunit, që ishte edhe organizator i garës.