
“Australian Open”, Sineri dhe Sviatek sigurojnë një biletë për në raundin e tretë
Grand slam i “Australian Open” ka zhvilluar takimet e radhës së raundit të dytë, turne që po luhet në Melburn. Numri 1 i botës për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-1 me përmbysje ndaj T.Schoolkate.
Në raundin e tretë avancon edhe tenisti rus Karen Kaçanov, ai amerikan Tejlor Fritz, australiani Aleks de Minaur, francezi Gael Monfils dhe danezi Holger Rune, ndërkohë që u eliminua italiani tjetër Matteo Berrettini.
Te femrat, numri 2 në botë, polakja Iga Swiatek, fitoi 2-0 ndaj R.Sramkova, duke u kualifikuar. Fiton edhe tenistja britabike Emma Raducanu, ajo ukrainase Elina Svitolina, amerikanit Daniele Kollins e Medison Kejs, si dhe Ons Zhabeur e Tunizisë.