AA
Qeveria e Austrisë është duke përgatitur një ligj me të cilin do të ndalohet mbajtja e shamisë së kokës nga vajzat nën moshën 14 vjeç në të gjitha institucionet arsimore, përfshirë shkollat private dhe ato islame.
Mediat e Austrisë njoftojnë se ky veprim vjen si pjesë e një përpjekjeje për të forcuar integrimin dhe për të kufizuar “mbulimin e hershëm” të vajzave myslimane.
Sipas Ministrisë së Familjes dhe Integrimit, fenomeni nuk është aq i rrallë. Vetëm në Vjenë vlerësohet se deri në 12,000 fëmijë mbajnë shamia.
Nëse ligji miratohet, mësuesit do të kenë detyrim të raportojnë shkeljet. Gjobat për prindërit mund të kalojnë shumën prej 1.000 euro për rastet e përsëritura.
Policia do të jetë e ngarkuar me zbatimin e masave ndëshkuese.
Vendimi përfundimtar pritet të merret gjatë muajit shtator. Bahri Cani
Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut prej 2,9 për qind për këtë vit, vlerë që është
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se teksti i Ligjit për Mbrojtje nga Duhani është finalizuar dhe pritet që brenda
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 28 prill 2026, rreth orës 20:10, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë