
Autobusi me pasagjerë në Fier përfshihet nga flakët
Një autobus i linjës Fier-Patos ka marrë flakë në lëvizje, si pasojë e një defekti teknik. Sipas njoftimit të Policisë mësohet se rreth orës 19:15, në aksin rrugor “Fier-Patos”, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje, një autobus me drejtues shtetasin I. Xh.
Të trembur nga incidenti pasagjerët kanë braktisur menjëherë autobusin por falë reagimit të menjëhershëm të forcave të Policisë dhe zjarrfikëses është bërë e mundur fikja e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 19:15, në aksin rrugor “Fier-Patos”, dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje, një autobus me drejtues shtetasin I. Xh.
Falë reagimit të menjëhershëm të forcave të Policisë dhe zjarrfikses është bërë e mundur fikja e zjarrit.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin me prova ligjore të shkakut të rënies së zjarrit.