
Autori dhe viktima miq! Dedja u ngrit nga tavolina më pas duke debatuar i riu e qëlloi…
Një vrasje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në një lokal në Ndroq, Tiranë, ku viktima, 50-vjeçari Alfred Dedja, ka humbur jetën pas një konflikti me armë me Julian Gjoshi, 27 vjeç. Ngjarja ka shpërthyer në një moment tensioni, kur Gjoshi, sapo ka hyrë në lokal, është ulur në një tavolinë tjetër dhe ka pasuar një debat i ashpër mes dy të rinjve.
Sipas informacioneve Dedja ka shkuar pranë tavolinës së Gjoshi-t dhe ata kanë filluar një diskutim, i cili më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës nga autori. Viktima ka marrë goditje fatale dhe ka ndërruar jetë në vend.
Sipas burimeve të policisë, autorët dhe viktima rezultojnë të kenë pasur njohje të mëparshme. Policia ka nisur hetimet dhe ka shpallur në kërkim Julian Gjoshin, ndërsa dyshimet janë se ngjarja mund të ketë lidhje me një konflikt të mëparshëm ndërmjet tyre.
Në vendngjarje janë gjetur prova të rëndësishme dhe policia po vazhdon punën për të sqaruar motivet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.