AUV nuk do të veprojë rreth parashtresave të dërguara në mënyrë anonime
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari (AUV) i i nformon personat fizikë dhe juridikë se konform nenit 62, paragrafi 3 nga Ligji i ri për mbikëqyrje inspektuese, i cili është në fuqi nga 1 janari i vitit 2026, shërbimet inspektuese të AUV nuk do të veprojnë rreth nismave të parashtruara në mënyrë anonime për zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese për çështje nga fushëveprimi i punës së institucionit.
“Veprimet e ndërmarra mbi iniciativat e paraqitura në mënyrë të rregullt do të kryhen në përputhje me Procedurën për veprim mbi iniciativat për mbikëqyrjen inspektuese të AUV-së. Iniciativa mund të dorëzohet drejtpërdrejt te AUV përmes formularit të kontaktit DORËZO ANKESË të publikuar në ueb faqen e Agjencisë (https://fva.gov.mk/mk/contact/podnesete_predstavka), në mënyrë elektronike në [email protected], [email protected], si dhe personalisht në secilën njësi rajonale të AUV-së, në një formular të përshtatshëm për dorëzimin e iniciativave”, thuhet në njoftimin për shtyp.
Nisma detyrimisht duhet të përmbajë emër të inspeksionit deru ku dorëzohet, emër, mbiemrë dhe adresë së parashtruesit, gjegjësisht emër dhe adresë të parashtruesit, përfaqësues ligjor ose autorizues nëse ka, përshkrim të shkurtër të shkeljes dhe emërimit të subjektit ndaj të cilit kërkohet kryerje e mbikëryqrjes inspektuese
Nëse iniciativa e paraqitur është e paplotë ose e paqartë, ajo do t’i kthehet paraqitësit, i cili duhet ta specifikojë/plotësojë atë brenda një periudhe jo më të gjatë se 7 ditë. Nëse paraqitësi nuk e plotëson iniciativën brenda periudhës së caktuar, ajo do të konsiderohet e tërhequr.