AA
“155 personat të punësuar me kontrata në Spitalin e Tetovës, do të marrin kontrata të përhershme dhe procedura është e përfunduar”. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, pasi Fondi për Sigurim Shëndetësorë nuk e ka aprovuar vendimin që ata të mbetën në pun.
Aliu nuk u përmbajt aspak edhe ndaj akuzave të BDI-së dhe të ish partisë së tij ndaj tij.
“Ata çfarë kanë, rrinë të fshehur nëpër qoshe, pas tastierave, duke përhapur gënjeshtra për të mbuluar gjithë zullumet dhe turpet që i bën veçanërisht në shëndetësi. I dëgjuat trillimet 155 persona nga Tetova, gjoja nuk do të punësohen, turp, turp madje për standardet e tyre të gënjeshtrave turpi i madh. Është një teatër i madh, por poena të lira politike mbi supet e njerëzve, që prej vitesh jetonin në pa siguri dhe me shantazh, prandaj e themi sot qartë 155 punonjës në Spitalin Klinik të Tetovës, do të marrin kontrata të përhershme, pikë. Procedura është e përfunduar, kemi dhënë fund një agonie që ata e krijuan dhe ushqyen me rradhë. Ky problem zgjatë me vite, sepse BDI ishte me dekada në pushtet dhe kur nuk u mundua të zgjidhte problem, madje kur edhe Arben Taravari ishte një vit ministër nuk bëri asgjë, vetëm rrinte dhe shikonte se si këta njerëz po poshtëroheshin me kontrata të përkohshme dhe jetonin në pasiguri”, ka deklaruar ministri Azir Aliu.
Inspektorët e Komunës Qendër kanë kryer kontrolle në 10 kantiere ndërtimi, duke konstatuar shkelje të rregullave dhe detyrimeve ligjore. Si
Ministria e Shëndetësisë prezantoi sot në Qeveri Strategjinë për Shëndetësi Dixhitale 2026–2030, e cila synon që deri në vitin 2030
Një zënkë verbale ka eskaluar në dhunë fizike brenda hapësirave të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, duke detyruar autoritetet policore të