Azir Aliu: Deputetët do të jenë zëri politik i ASH-së në VLEN, Latif Arifi për çështje kadrovike
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu ka deklaruar sot përfaqësues i ASH-së në VLEN për çështje kadrovike të jetë Latif Arifi, ndërsa zëri politik të jenë deputetët.
Ai nuk u përgjigj se cilat janë raportet me Arben Fetai.
“ASH vendosi që zëri politik në VLEN nga kjo parti të jetë i përfaqësuar nga deputetët tanë, Mimozën dhe Ilirin, ndërsa në koordinim me kadrovikun në VLEN, përfaqësues i ASH-së të jetë Latif Arifi”, tha Aliu.
Azir Aliu tha se janë duke punuar që së shpejti një ose dy deputetë tjerë t’i bashkëngjiten ASH-së në kuadër të VLEN-it.