Aziri: ASH-ja u bë pjesë e Qeverisë për ndryshimet kushtetuese!
Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri, është i ftuar sonte në sezonin e ri të emisionit Click Plus në TV21. Duke folur për situatën politike në vend dhe Aleancën për Shqiptarët në Qeveri prej gati një viti, ai tha se ASH-ja është futur në Qeveri duke pasur për qëllim vetëm ndryshimet kushtetuese dhe për të nxjerri vendin nga kaosi politik që ndodhej.
“Ajo u fut në një moment kur po flitej seriozisht për ndryshimet kushtetuese. Ai tha se ata u bënë partnerë të BE-së duke besuar se ndryshimet kushtetuese do të ndodhnin realisht.”- tha Aziri.