Azizi: Ahmeti më shumë shqetësohet se Vuçiq po e humb ndikimin në Maqedoni se sa humbjen e BDI-së
Adnan Azizi nga Lëvizja BESA në rrjetin social facebook shkruan se Ahmeti dhe BDI më shumë e kanë hallin se Vuçiq po e humb ndikimin në Maqedoni se sa humbjen e BDI-së.
Kjo vjen pas deklaratës së Ali Ahmetit ku tha se Grubi po përzihet në Maqedoni.
Ja statusi i plotë:
“Aliu më shumë shqetësohet që Vuçiq po e humb ndikimin në Maqedoni sesa për humbjen e BDI-së
Kur Ali Ahmeti është i mbuluar me skandale, kur e ndjen aromën e humbjes dhe kur i rrezikohet Vuçiqi, si qyqar shkon në televizionet e Shqipërisë dhe fillon që qahet e ankohet.
Imagjinoni, Ali Ahmeti, përpiqet të bëjë paralele mes Albin Kurtit dhe Aleksandar Vuçiqit. Le atë, por ankoheshka se Albini po ndërhyn në punët e brendshme të Maqedonisë. Kjo deklaratë vërtetë është e turpshme dhe skandaloze. Kur Aliu ndjehej i rrezikuar, e thirri Hashim Thaçin si president i Kosovës që tja dekorojë të gjithë funksionarët dhe tu dërgoj mesazh votuesve shqiptar në Maqedoni se kënd duhet ta votojnë.
Kur Aliu e humbi busullën në 2015-2016 se iu rrezikua edhe Nikolla Gruevski, flinte në Tiranë duke e lutur Edi Ramën të thirrë tryezë të përbashkët të liderëve shqiptarë, vetëm e vetëm që të ketë fotografi me Bilall Kasamin.
Shiko në çfarë niveli të ulët politik bie Ali Ahmeti, kur e sulmon Albinin se po përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, a harron se liderët e partive politike shqiptare në Tiranë kanë nënshkruar Marrëveshje, e cila kurr nuk u zbatua pikërisht nga BDI-ja e Ali Ahmetit, e cila nga Platforma e Tiranës, përfundoi tek “Ballkani i Hapur” që më pas e solli “Soravinë”.
Në vend që të frigohet nga Albini, Aiu është mirë në fillim të tregojë se në çfarë cilësie u takua ai me Edi Ramën dhe Vuçiqin në Ohër? Aliu nuk është as kryeministër e as udhëheqës i ndonjë pozite në ekzekutiv!
A nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë kur, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiq e quan Aliun si lider i shqiptarëve të Maqedonisë dhe ideator të “Ballkanit të Hapur”?
Interesimi i Albinit për shqiptarët e Maqedonisë, nuk është ndërhyrje në punët e brendshme të Maqedonisë, por është sjellje e një lideri të vërtetë shqiptarë. Albini po e bën atë që se bënë Edi Rama. Albini interesohet dhe dëshiron pozitë sa më të fuqishme të shqiptarëve në rajon dhe zhvillim të gjitha trojeve shqiptare. Gjë të cilën nuk e bën Edi Rama i cili obligohet edhe me Kushtetutë të Shqipërisë që të kujdeset për të gjithë shqiptarët në rajo dhe më gjerë!
Por Edi, bashkë si Aliu nuk e kanë hallin e shqiptarëve, por e kanë hallin e Vuçiqit dhe rritjen e ndikimit të tij përmes “Ballkanit të Hapur” – ka shkruar Adnan Azizi. /Zyrtare/