Azizi nga Tearca: Konkurrenca do jetë mes kandidatëve të VLEN, kandidatët e BDI-së janë në gjumë
Shefi i Shtabit të VLEN, Adnan Azizi ka thënë sonte në hapjen e Shtabit zgjedhor në Tearcë se fituesi në këtë komunë është përcaktuar prej momentit që është shpallë kandidatura e Daut Memishit.
Ai madje tha se nga ky moment, kandidatët e VLEN nuk do të kenë konkurrentë më kandidatët e BDI-së sepse siç tha, “ata i ka zënë gjumi”.
“Konkurrenca do të jetë përballë Dautit, Izetit, Blerimit, Fetiut, dhe kandidatëve të VLEN që janë padyshim kandidaturat më të mira që ka ky komb dhe ky vend”, ka thënë Azizi.






