
“Babai ndërroi jetë, fisi s’donte të vendosja shaminë”, studentja ekselente tregon përplasjet për besimin
Studentja Laura Kërtalli ka rrëfyer në emisionin Top Story në Top Channel historinë se si mori vendimin të vendoste shaminë.
Ajo u shpreh se është kundërshtuar nga anëtarë të fisit për vendosjen e shamisë, në një situatë kur i ati kishte ndërruar jetë.
“Unë kam lindur në një familje besimtare myslimane, por jo praktikante, kemi qenë muslimanë me emër si shumica e shqiptarëve. Ishte mami ajo që hyri në fe dhe unë e pashë praktikën fetare se si funksionon, me kalimin e kohës u zhvilluam të dyja së bashku. Ishim vetëm ne nga gjithë fisi që ishim praktikantë, babi më pas ndërroi jetë dhe mbetëm ne pjesa e vogël e familjes. Zonja e tha se ka shumë problematika vendosja e shamisë në atë kohë. Situata ime ishte pak më ndryshe, unë nuk e kisha babin, kishin për të folur dhe mendim edhe pjesëtarë të tjerë të fisit se nuk kisha mbëhstetjen e të dyja palëve. Vendosja e shamisë ka qenë moment frymëzues. Nuk e mendova se çfarë do bëhet më pas, kisha atë bindjen dhe e mora si vendim. U ndjeva më e plotësuar me vendosjen e shamisë, jam ndjerë edhe më e bukur me kalimin e kohës. Ndjeva se diçka më mungonte dhe shamia ma plotësoi. Shamia ishte një identitet që unë e përqafova menjëherë. Në aspektin akademik kam qenë pa asnjë lloj stresi dhe këtë ma ka dhënë besimi, qetësinë”, tha ajo.