Babë e bir rrahën mes vete në Istog- Policia i arreston të dy

Babë e bir nga komuna e Istogut janë arrestuar të shtunën pas një mosmarrëveshje e cila përfundoi me sulm fizik.
Të dy të dyshuarit, sipas raportit të policisë, kanë marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara dhe më pas janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, djali është ndaluar në mbajtje, ndërsa babai është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u trajtuar dhe hetimet po vazhdojnë.