Bajer Leverkuzeni nuk njeh limite, tani vendos edhe rekorde te reja
Skuadra e Çabi Alonso-s triumfoi 2-1 ndaj Maincit në sfidën e parë të javës së 23-të, teksa vendosi një rekord të ri në futbollin gjerman.
Tani, Bajer Leverkuzen ka regjistruar 33 ndeshje pa humbje në të gjitha kompeticionet, si asnjë skuadër tjetër gjermane, teksa aktualisht, kryeson në Bundesliga me 11 pikë më shumë se vendi dytë, Bajern Munihu.
Bavarezët e mbanin këtë rekord deri mbrëmjen e 23 shkurtit, me 32 ndeshje pa humbje në seri. Një ndeshje e veçantë edhe për Granit Xhakën që gjeti golin e parë me “aspirinat” dhe i pari për të në Bundesliga, pas vitit 2015.