Bajern ofron sulmues, “Djajtë e Kuq” mendojnë vetëm për largimet
“Djajtë e Kuq” po planifikon të bëjë revolucion në skuadër sa i përket largimeve. Mediet britanike raportojnë se së fundmi, Bajern Munihu ka ofruar Erik Çupo-Mouting klubit anglez, por aktualisht Man. Juanjted nuk është i hapur për afrimin e lojtarëve të rinj.
Objektivi i pronarëve të klubit anglez është ulja e pagave, duke filluar nga Kasemiro, një nga lojtarët më të kushtueshëm në skuadër.
Ndërkohë sa u përket largimeve Antoni Martial është mes emrave që nuk do u rinovohet kontrata, me bashkëpunimin mes palëve që mbaron pas gjashtë muajve, nëse merr një ofertë të mire, Man. Junajted nuk do ta mendojë dy herë shitjen e kartonit të tij.