Bajerni nuk ndalet, panifikon edhe dy goditje të mëdha në merkato
Bajerni, që nuk fitoi asnjë titull sezonin e kaluar, tashmë ka përforcuar skuadrën, e cila do të drejtohet nga trajneri i ri Vinsent Kompani. Majkëll Olise dhe Zhoao Palinja kanë zbarkuar në “Allianz Arena” këtë verë. Te Bajerni ka mbërritur edhe mbrojtësi Hiroki Ito, i marrë nga Sthutgarti.
Dhe skuadra e Kompani po kërkon më shumë përforcime, me Florian Pletenberg që pretendon se gjigantët e Bundesliga-s po përpiqen të nënshkruajnë me Desire Doue dhe Çavi Simons. Doue, 19 vjeç, luajti te Reni sezonin e kaluar dhe ka tërhequr gjithashtu vëmendjen e Paris Sen Zhermenit, që shpreson ta mbajë mesfushorin francez në Ligue 1.
Oferta e pare e Bajernit u refuzua nga Reni, por ata po planifikojnë të bëjnë një ofertë tjetër. Simons, ndërkohë, është në zotërim të PSZH-së, por një largim nga Parisi duket se është në horizont mes spekulimeve intensive të merkatos. 21-vjeçari, i cili shënoi për Holandën kundër Anglisë në gjysmëfinalet e “Euro 2024”, është folur për një kalim te Man. Junajted. Por “Djajtë e Kuq” përballet me një konkurrencë të ashpër nga Bajerni, i cili gjithashtu po ndjek yllin holandez.