Bajerni vazhdon me reagimet, UEFA me vendim drastik ndaj polakut Marçiniak
Të dalësh nga Liga e Kampionëve në atë formë, me një humbje me përmbysje, por mbi të gjitha pas një episodi të pastër për moviolë, nuk harrohet lehtë në shtëpinë e Bajern Munihut, vijon të bëjë shumë zhurmë, në Gjermani, por jo vetëm.
Në qendër të kritikave mbetet gjyqtari i takimit, polaku Marçiniak, i cili në minutën e 104, kundër çdo rregulloreje, vendosi të ndalojë lojën përpara se De Ligt të dërgonte topin në rrjetë. Reagimi i Bajernit ishte i fuqishëm, edhe i mediave duke e konsideruar një skandal. Përballë një situatë të tillë nuk mund të qëndronte në heshtje as UEFA, e cila pritet të marrë një vendin drastik ndaj gjyqtarit polak.
Sipas mediave, UEFA ka vendosur të lë jashtë “EURO 2024” arbitrin polak. E sigurt është që Marçiniak nuk do të arbitrojë ndeshjen e parë hapëse të Evropianit, Gjermani-Skoci, ndeshje e cila është në program për t’u zhvilluar më 14 qershor në “Allianz Arena”, në shtëpinë e Bajern Munihut.