Skip to content
Portali Shprehja Portali Shprehja

We must explain to you how all seds this mistakens idea off denouncing pleasures and praising pain was born and I will give you a completed accounts off the system and expound

Slate’s Washington, 1707 L St. NW, Washington, D.C., 20036.

+012346789

example@gmail.com

Na ndjekni në çdo kohë
Portali Shprehja Portali Shprehja
  • Facebook
  • Ballina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndetsi
  • Kuriozitete
Shprehja-Logo---Color
  • LAJMI FUNDIT
 Bajram Vardar me grupin e ekspertëve turk tashmë po punon hartimin e Master Planit zhvillimor në Çair
Maqedoni

Bajram Vardar me grupin e ekspertëve turk tashmë po punon hartimin e Master Planit zhvillimor në Çair

September 3, 2025

AA

Një ekip i njohur ekspertësh nga Turqia, i udhëhequr nga Bajram Vardar, tashmë ndodhet në Çair dhe ka filluar punën në terren për hartimin e Master Planit zhvillimor të kandidatit të Vlen për kryetar komune, Izet Mexhiti.

Me një përvojë të thellë në planifikim urban, arkitekturë dhe menaxhim hapësinor, këta profesionistë po punojnë intensivisht për të sjellë një vizion modern, funksional dhe të qëndrueshëm për të ardhmen e komunës së Çairit.

Në përbërje të ekipit janë disa nga emrat më të respektuar në fushat përkatëse, si:

Nadir Doğan, planifikues urban me diplomë nga Universiteti “Gazi”, themelues i kompanisë ND İMAR A.Ş., i njohur për projektet në shkallë të gjerë në qytete si Stambolli, Bursa, Koxhaeli dhe Trabzon. Ai është ekspert në plane zhvillimore dhe projekte për transformim urban.

Dr. Mustafa Tutar, arkitekt me diplomë nga Universiteti Teknik i Stambollit, me master në University of Missouri (SHBA) dhe doktoraturë në fushën e urbanizmit. Ai është njëherazi edhe pedagog universitar dhe themelues i kompanisë Saydam Tasarım, e cila ka mbi 800 projekte ndërkombëtare në dizajn dhe vizualizim arkitekturor.

Së bashku me ekspertë të tjerë nga Turqia dhe profesionistë lokalë, ky ekip po punon për të ndërtuar një Master Plan zhvillimor gjithëpërfshirës, i cili do të vendosë Çairin në hartën e qyteteve model për zhvillim të qëndrueshëm urban në rajon.

Ky hap konkret është dëshmi e seriozitetit dhe vizionit që sjell kandidatura e Izet Mexhitit për komunën e Çairit.

Previous post
Next post
Të fundit
Kosovë

Deponia në Pejë përfshihet sërish nga flakët, Bajrami alarmon: Banorët

November 22, 2026
Kosovë

Çeku kritikon Kurtin për mungesën e bashkëpunimit me Ramën: Kosova

November 22, 2026
Kosovë

Skemat e mirëqenies sociale, ASK jep të dhënat: Afërsisht 40

November 22, 2026
Kosovë

Ymeri kritikon masat emergjente të Qeverisë për energjinë: Kapaciteti i

November 22, 2026
Kosovë

Rilicencimi i EFT-së pas ndalimit të tregtisë me kompani serbe:

November 22, 2026
  • Botë 20
  • Kosovë 5239
  • Kuriozitete 683
  • Maqedoni 15597
  • Shëndetsi 485
  • Showbiz 2108
  • Shqipëri 2158
  • Sport 6140
Të ngjajshme Për ju
Maqedoni

“Mos e prekni shqipen!” – Në Ditën e

Në vend të festës, protestë! Në Ditën e Alfabetit Shqip, Forumi Rinor i BDI-së në Çair protestoi para Gjykatës Kushtetuese,

Maqedoni

Mesazh emocionues nga Lazim Destani për Ditën e

Me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe, filantropi dhe humanisti i njohur shqiptar, Lazim Destani,

Maqedoni

Ali Ahmeti takohet me Edi Ramën: Biseduam për

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e ka

Portali Shprehja Portali Shprehja
© Copyright 2014 - 2026. All rights reserved.