Bajrami ia bën keq bajat Muratit: E vetmja rritje ka qenë para dy muajve në shumën 6.8 Euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami është kundërpërgjigjur ndaj deklaratës së ministrit Hekuran Murati, i cili tha se me këtë qeveri paga mesatare është rritur për 104 euro.
Bajrami ka thënë se qytetarët e dijnë se të vetmen rritje të pagave që ua ka bërë Qeveria Kurti ka qenë para dy muajve në shumën prej 6.80 euro.
Në rritjen e pagës mesatare, Bajrami thotë se ndikim ka pasur edhe rritja e pagave për kabinetin qeveritar, derisa thotë se kushdo që flet në ekonomi për shifra dhe injoron inflacionin, gënjen.
“Por po e përseris, Qeveria Kurti me të marrë mandatin i ka rritë pagat për Kryeministrin, ministrat, zavëndësministrat, këshilltarët politik, asistentët dhe shoferët e tyrë për hiç më pak se 50%, kjo natyrisht se ka pasë ndikim në të dhënat e ASK-së”, ka shkruar Bajrami.
Tutje, ka thënë se edhe sipas statistikave të Agjencisë së Statisikave të Kosovës, norma e inflacionit gjatë kësaj përiudhe e tejkalon rritjen e pagës bruto sipas ASK-së.
“ dmth. se gjatë qeverisjes Kurti ka rënë fuqia blerëse e qytetarëve të vendit dhe këtë ata e përjetojnë çdo ditë. Por po e përseris, Qeveria Kurti me të marrë mandatin i ka rritë pagat për Kryeministrin, ministrat, zavëndësministrat, këshilltarët politik, asistentët dhe shoferët e tyrë për hiç më pak se 50%, kjo natyrisht se ka pasë ndikim në të dhënat e ASK-së”, ka shkruar Bajrami.