
Bajrami: Të gjithë jemi gati, do të japim maksumimumin
Me një eurogol, në minutën e 11’-të dhe me një asist gjatë një aksion magjik, në minutën e 88’-të të sfidës, për Qazim Laçi, Nedim Bajrami mund të konsiderohet patjetër si “lojtari i ndeshjes” në sfidën e fituar nga kuqezininjët ndaj Azarbejxhanit me 3-1.
Pas ndeshjes “fantazisti” i sulmit bëri edhe një koment të shkurtër për mediat, ku fillimisht tha se grupi është i përgatitur për Evropianin e më tej foli për marrëdhënien e mirë, me “bomberin”, Armando Broja.
“Këtu në kombëtare, jemi të gjithë të motivuar, çdokush do të japë maksimumin. Goditjet nga jashtë zonës i provojmë gjithmonë. Edhe Asani ndeshjen e kaluar dhuroi një supergol. Duhet të vazhdojmë kështu. Të gjithë do të ikim në Europian, do të luftojmë për çdo pikë, për çdo top, jemi përgatitur shumë mirë. Besoj se jemi gati tani.
Me Brojën kuptohemi shumë mirë, jo vetëm në fushë, por edhe jashtë. Jemi të gjithë çunat gati, e di trajneri kush do të fillojë. Në këto 2 ndeshje jemi ndjerë shumë mirë. Kundërshtarët i kemi shumë të vështirë. Duhet të japim maksimumin”, u shpreh “fantazisti” i Shqipërisë.