![Balkani favorit edhe në sfidën e kthimit me Santa Koloma](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2024/07/1721157682_Futbollistet-e-Balkanit-me-shqiponjen-850x560.jpg)
Balkani favorit edhe në sfidën e kthimit me Santa Koloma
Ballkani do të luaj ndeshjen e kthimit të raundit të parë në Ligën e Kampionëve. Kampioni në fuqi i Kosovës përballë do ta ketë kampionin e Andorrës, FC Santa Koloma. Të besuarit e Ilir Dajës kërkojnë të fitojnë sërish si në lojën e parë kur triumfuan me rezultat 1-2 në Andorrë.
Ballkani është favorit i madh për ta fituar edhe këtë takim dhe për të kaluar tutje në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve. Dueli mes Ballkanit dhe Santa Colomas zhvillohet në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë me fillim nga ora 16:30.