AA
Drejtuesi Politik për Diasporën dhe Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u bëri thirrje shqiptarëve në Venecia dhe Trevizo që të mbështesin kandidaturën e Muharrem Salihut për zgjedhjet rajonale të nëntorit në Itali.
Në një postim në rrjetet sociale, Balla vlerësoi kontributin e Salihut dhe frymën e bashkimit që ai përfaqëson:
“Muharrem Salihu, një nga shqiptarët më të suksesshëm në Venezia, prej sot është zyrtarisht kandidat për zgjedhjet rajonale të 23 nëntorit, në dy provinca: Venezia dhe Treviso.
Me mbështetjen e shumë shqiptarëve në Venezia dhe Treviso, Muharremi do të jetë zëri juaj në vendimet e rëndësishme për rajonin.
Bashkimi bën fuqi, thoshte heroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.”
Muharrem Salihu, president i Confimprese Venezia dhe një nga sipërmarrësit më të njohur shqiptarë, ka lindur në Tupallë të Medvegjës. Përveç bizneseve, ai njihet si një personalitet i angazhuar për mbrojtjen e shqiptarëve në Serbi.
Nga viti 2015 deri në 2019, ka shërbyer si këshilltar komunal në Medvegjë, duke dokumentuar mbi 3.000 raste pasivizimi të adresave të shqiptarëve – një proces që ai e ka cilësuar si “spastrim etnik digjital”. Përmes raportimeve dhe nismave ndërkombëtare, Salihu arriti ta çojë këtë çështje deri në Parlamentin Evropian, duke e bërë të njohur në botë diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Kryetari i Bashkimit Demikratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot ka qëndruar për homazhe në Prekaz, ku ka theksuar rëndësinë historike
“Dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave nuk është problem privat, por duhet të konsiderohet si sfidë shoqërore që kërkon
Propozim-ligji për arsim të lartë i publikuar nga Ministria e Arsimit e për të cilin së fundi po diskutohet,