Barça “trazon ujrat” te Reali, zhveshtorja madrilene humb besimin te ylli i skuadrës
Barcelona mposhti Realin me rezultatin 5-2, për të fituar Superkupën e Spanjës. Ky dështim ka trazuar ujërat në Madrid. Kështu “Relevo” zbulon se disa lojtarë nuk janë të kënaqur dhe kanë humbur besimin me Karlo Ançelotin. Për këtë të fundit është treguar gjithashtu se presidenti Perez i ka shprehur besimin.
Hatërmbetja ndaj Ançelotit tregohet të ketë lidhje me kritikat ndaj disa lojtarëve dhe shmangia ndaj të tjerëve. Po ashtu një tjetër pakënaqësi është për rotacionet, që kanë sjellë lodhje në skuadër.
Ndërkohë kritikat filluan menjëherë në kryeqytetin spanjoll, por një lojtar në veçanti ka marrë më së shumti nga ato për shkak të paraqitjes së tij. Bëhet fjalë për Aurelien Tçouameni, i cili u paraqit si partner i Antonio Rudiger në mbrojtje, ani pse me pozitë natyrale është mesfushor. Ai mori një karton të verdhë pas 62 minutave lojë dhe dy minuta më pas u zëvendësua nga Luka Modriç.
Dhe kjo nuk është hera e parë që 24-vjeçari është kritikuar këtë sezon, por në dhjetor të vitit të kaluar, Ançeloti kishte insistuar se francezi është një lojtar i rëndësishëm.
“Aurelieni ka shfaqur dobinë e tij në nivel defanziv, si qendërmbrojtës ose mesfushor. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, sepse na jep gjatësi në ndërprerje, një aspekt i rëndësishëm i lojës në të cilin kemi vuajtur”, kishte thënë tekniku italian.
Por raportimet e ndryshme nga Spanja kanë bërë me dije se zhveshtorja e Real Madridit e ka humbur besimin tek ish-lojtari i Monakos.