Barcelona bën hapin e parë, Deko takon agjentin e Niko Uiliamsit
Barcelona vazhdon të përparojë për të sjellë në “Kamp Nou” sulmuesin 21-vjeçar Niko Uiliams. Sipas asaj që raportohet nga “Jijantes”, drejtor sportiv i klubit “blaugrana”, Deko, ka takuar agjentin e anësorit të Atletik Bilbao.
Biseda u zhvillua në hotel “Palafox”, ku ata mundën të hanin drekë në një dhomë private të lokalit.
Paraqitjet që Niko Uiliams ofroi në Kampionatin Europian janë aty për t’i parë të gjithë, siç është marrëdhënia e tij me Lamine Jamal dhe lojtarët e tjerë të Barcelonës, gjë që e bëri atë të mos mbyllte kurrë derën për një transferim në Katalonjë.
Kostoja e transferimit të lojtarit nuk është shumë e lartë, rreth 50 milionë euro, por klubi katalanas ka ende disa probleme financiare për të zgjidhur. Ndërkohë që, lojtari kërkon një rrogë të majme duke parë aftësitë e tij.