Barcelona dhe Fenerbahçe vazhdojnë dominimin në Euroligë
Janë zhvilluar në mesjavë ndeshjet e raundit të nëntë të Euroligës në basketboll për meshkuj. Ekipet e Barcelonës dhe Fenerbahçes udhëheqin së bashku klasifikimin me nga 7 fitore secila. Ekipi katalanas fitoi 87-79 në fushën e vështirë të Partizanit në Beograd, ndërsa turqit e Fenerbahçes mundën 87-76 Bajern Munihun.
Më pas, me nga 5 fitore secila vijnë 5 skuadra që luajnë për një vend në play off. Në ndeshjet e fundit, Real Madrid mundi pa probleme 98-86 Virtus Bolonja-n, ndërkohë që pas kohës shtesë fitoi Alba Berlin, që mundi 105-101 Armani Milano. Fitojnë edhe kampionët në fuqi të Panathinaikos, 93-87 ndaj Makabit.
Euroliga – raundi i 9-të
Fenerbahçe – Bajern Munih, 87-76
Monako – Crvena Zvezda, 90-98
Olimpiakos – Vileurban, 94-92
Alba Berlin – Armani Milano, 105-101
Panathinaikos – Makabi Tel Aviv, 93-87
Baskonia Gasteiz – Anadolu Efes, 84-89
Real Madrid – Virtus Bolonja, 98-86
Partizan Beograd – Barcelona, 79-87
Paris Basketball – Zhalgiris Kaunas, 83-77