Barcelona humb Torresin, por fiton me Vitor Roke-n
Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga. Kampionët në fuqi të Spanjës triumfuan 1-0 përballë Osasunës, sfidë që u zgjidh nga goli i Vitor Roke, në pjesën e dytë.
18-vjeçari brazilian, për kartonin e të cilit katalanasit paguan 40 mln euro tek Athletiko Paranaense, shijoi emocionet e golit të parë me skuadrën e re.
Braziliani i mjaftuan vetëm disa sekonda në fushën e lojës, për të gjetur rrugën e rrjetës. Ai u hodh në fushë në minutën e 62-të në vend të Lopez, teksa në të 63-tën tundi rrjetën me kokë pas asistit të Kanselos. Barcelona e nisi si mos me keq duke humbur me dëmtim Ferran Torresin qe doli pas disa minutash.