Barcelona i jep një “shuplakë” Realit dhe ngre Superkupën e 15-të në histori
Barcelona bëhet për herë të 15-të në histori fituese e Superkupës së Spanjës, teksa mposhti në stadiumin “King Abdullah Sports City”, Realin e Madridit me rezultatin 5 me 2, në një duel që i pati të gjitha.
Madrilenët kaluan të parët në avantazh me anë të Mbape në minutën e 5-të, ndërkohë që skuadra e Flik, duket se u tjetërsua pas këtij momenti, teksa në pjesën e parë, arriti të shënonte 4 gola, duke përmbysur rezultatin në 1 me 4.
Jamal fillimisht në të 22-tën vendosi baraspeshën. Më pas ishte radha e Levandovskit për të shënuar nga pika e bardhe e penalltisë në minutën e 36-të, e për të vazhduar më pas me Rafinjën dhe Balde në minutat 39 dhe 45+10.
Edhe pjesa e dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme për Barcelonën që shënoi sërish me Rafinjën në të 48-tën për 1 me 5.
Finalja u bë akoma më emocionuese në minutën e 56-të, kur Shezni u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje jashtë zonës ndaj Mbape, ndërkohë që Rodrigo shënoi nga goditja e dënimit për 2 ne 5, por vetëm kaq, pasi në fund, festa ishte e gjitha për katalanasit, që ngritën lartë trofeun.