
Barcelona kërkon që të vazhdojë bashkëpunimin me Kanselon dhe Feliksin
Zhoao Kanselo dhe Zhoao Feliks ishin dy nga nënshkrimet e mëdha të Barcelonës verën e kaluar.
Të dy arritën në formë huazimi nga klubet e tyre përkatëse, pasi blaugranët nuk kishin mjaftueshëm “Fair Play Financiar”, për të ndërmarrë një nënshkrim të përhershëm. Dhe të dy e bënë këtë pa një opsion blerjeje.
Kanë mbetur edhe pak muaj deri në fund të sezonit, por tashmë skuadra për sezonin e ardhshëm ka nisur të hartohet nga ekipi drejtues sportiv i klubit i drejtuar nga Deko.
Dhe Barcelona do të donte që të dy Kanselot, dhe Zhoao Feliksin të ishin në grupin e ardhshëm, megjithëse gjithçka do të varet nga negociatat që do të zhvillohen me klubet që zotërojnë të drejtat e tyre.