Barcelona me 2 opsione për të zëvëndësuar Ter Stegenin
Ter Stegen do të jetë mungesa e madhe e Barcelonës për disa muajë. Portieri gjerman ka pësuar lëndim ndaj Villarealit dhe do të jetë jashtë fushave për një kohë të pacaktuar.
Skuadra katalonase ka dy opsione në tavolinë, t’i besojë rezervistit Inaki Pena apo të gjejë alternativa të reja për portën. Në mediat katalonase fliten dy emra si zëvëndësues të Ter Stegen.
Kejllor Navas dhe Loris Karius janë portierë të lirë në treg dhe njëri nga ta mund të jetë “shpëtimtari” i Barcelonës. Skuadra i ka besuar vendimin Hansi Flikut, i cili do të vendosë nëse do të vazhdojë kampionatin me Pena në portë, apo do të gjejë një portier të lirë në treg.